Dy të mbijetuar u gjetën pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shëmb në kryeqytetin e Kenias të premten, thanë autoritetet.
Të mbijetuarit janë gjetur të gjallë dy ditë pasi një ndërtesë gjashtë katëshe u shëmb në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.
Autoritetet thanë që shëmbja e ndërtesës të premten vrau të paktën pesë njerëz, plagosi 31 të tjerë dhe la 24 të tjerë të zhdukur.
Kur të dy të mbijetuarit u gjetën të dielën në mëngjes, një turmë e shikuesve u hodh në brohoritje dhe duartrokitje.
Shefi i policisë së Nairobi, Philip Ndolo tha se shpëtimi i një burri dhe një gruaje kishte rritur shpresën për të gjetur të mbijetuar të tjerë.
Ai tha se të dy ishin në gjendje të qëndrueshme dhe tashmë janë në spital.
“Duke pasur parasysh se kemi shpëtuar dy njerëz dy ditë pas incidentit, shpresojmë të gjejmë më shumë të mbijetuar. Mos harroni se ka më shumë se 20 njerëz të zhdukur”, tha ai.
Nuk ishte e qartë se si ndodhi që ndërtesa gjashtëkatëshe të shembej, ndërtesë që ishin të vendosura 22 familje nga Kryqi i Kuq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.