×
  • Lajme
  • Botë

    Arabia Saudite i jep fund ndarjes gjinore në restorante

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 10:53

    Arabia Saudite nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara sipas gjinisë, thanë autoritetet e këtij vendi.


    Më herët, ka qenë e detyrueshme të kishte një hyrje për familjet dhe gratë dhe një tjetër për burrat.

    Ministria saudite e Komunave tha se restorantet, tani e tutje, mund të vendosin vetë.

    Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, prejse është zgjedhur në vitin 2017, ka ndërmarrë një varg reformash në vendin konservator.

    Muaj më parë, me një dekret mbretëror, grave u është lejuar të udhëtojnë pa lejen e një kujdestari mashkull, ndërsa, më 2018, autoritetet u kanë lejuar grave të vozisin makinë.

    Megjithatë, aktivistët ankohen se shumë ligje diskriminuese ndaj grave mbeten ende në fuqi. /rel/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!