×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu nga Vitia që vdiq mbrëmë në aksident

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 8:26

    Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. Për pasojë, humbi jetën një i ri nga Vitia.


    Sipas indeksonline se bëhet fjalë për të riun N.Misini, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë duke ngarë një motoçiklete kur është goditur nga një veturë.

    Lajmin për vdekjen e të riut e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndodhë një aksident në mes të një veture dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, mashkull i moshës rreth 20-vjeçare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Kujtojmë se vetëm gjatë kësaj jave kanë vdekur dy persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!