Lojtari më i mirë i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i paguar në botë, me 130 milionë dollarë në vit, siç shkruan “Goal”.
Në vendin e dytë ndodhet ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo me 113 milionë, pasuar nga sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar da Silva me 91.5 milionë, transmeton Reporteri.net.
Pas tyre është një boshllëk i madh në raport me pjesën tjetër të futbollistëve, kështu që i katërti është Antoine Grizman i Atletiko Madridit me 44 milionë, pasuar nga Real Geret Bail (40.2), Andres Iniesta nga Visel Kobe (33), Alexis Sanchez i Manchester United 30.7), Filipe Kutinjo nga Barcelona (30), Ezekiel Lavaci nga Hebei kinez (28.3) dhe listën prej 10 futbollistëve më të paguar e mbyll golashënuesi i Barcelonës, Luis Suarez (28)./Reporteri.net
Është interesante që në listë nuk ndodhet Luka Modric, futbollisiti më i mirë i vitit i shpallur nga UEFA DHE FIFA. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.