Verena Braunschweig ka shokuar botën me manifestin e saj ku ajo ka thënë se “fëmijët e rinj nuk janë të nevojshëm”, sepse lindja e tyre do të përkeqësonte situatën klimatike në planet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Ajo shpjegoi se çdo “gojë e uritur” do të thotë një ton i ri i dioksidit të karbonit.
“Së shpejti nuk do të mund të marrim frymë. Akullnajat do të shkrihen dhe ne të gjithë do të biem. Stop lindjes së fëmijëve!”, në këtë mënyrë Braunschweiger u bën thirrje grave që vullnetarisht të heqin dorë nga amësia, dhe si një arsye tjetër ajo citon krizën ekonomike.
“Asnjë dobi nuk ka nga fëmijët. Ata nuk e bëjnë njeriun të lumtur. Prindërit janë si zombie që ecin. Nietzsche tashmë ka thënë se të posalindurit janë papastërtia e re që vjen në këtë botë”, thotë Braunschweig.
Manifesti i Braunschweig u shfaq në ven në kohën kur numri i gjermanëve po zvogëlohet nga viti në vit. Verena Braunschweig është një feministe radikale./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.