Prej disa kohësh, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë.Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ajo u përfol se kishte nisur një histori të re dashurie.Në shumë lajme u tha se bëhet fjalë për ish-deputetin Mark Frroku.
Mirëpo, Rudina nuk e konfirmoi asnjëherë këtë histori.
Pak javë më parë, aktorja hapi restorantin e saj dhe gjatë inagurimit të tij falënderoi dhe Frrokun, duke shuar kështu zërat një herë e mirë.
Së fundmi, ‘Panorama Plus’ ka siguruar foto të çiftit, teksa shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e Rudinës.
Kujtojmë që kjo e fundit nga martesa e parë ka një vajzë, të pagëzuar me emrin Viktoria, ndërsa ish-deputeti është i ve. Pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortes, Frroku mbeti vetëm me fëmijët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.