×
  • Lajme
  • Lajme

    Thellohen përçarjet, LDK i thotë VV-së: Ndaleni luftën speciale, s’mund të na kushtëzoni për Presidentin

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 19:03

    Lëvizja Vetëvendosje sot i ka dërguar  “selam” LDK-së, duke i thënë se nuk e kanë ndërmend të dorëzohenndaj kërkesës së tyre për presidentin.


    Arbërie Nagavci e cila ka fituar sërish postin e deputetes ka thënë se së pari duhet të dakordohen për qeverinë, pra formimin e koalicionit qeverisës e më pas të diskutojnë për pozitën e presidentit të vendit.

    Ndaj kësaj deklarate të Nagavcit ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykemete Bajrami, e cila në bashkëqeverisjen e fundit me PDK-në, kishte mbajtur pozitën e ministers së Tregtisë dhe Industrisë.

    Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin, shkruan Reporteri.net.

    Bajrami thotë se kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm.

    Postimi i saj:

    LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

    Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve.

    E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi.

    Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave.

    https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1478857802262996?__xts__%5B0%5D=68.ARBjtQ8r4BfYleiSQf6ARBjU2v2jLviYaMyVOd6ND5B8LTzYRcMo75shUffEtTmRB6VBpQNRE2c7EIVcafyZGcx0KMLOJ_1msXbS2wKc1InfO8ONNf71-lTzmTtQA_D1wdAp5Q_OAYiyQOQ_BIc-u0tbzn3B_G8YXTWAXb4aOH74frGjrV2tzKKvg_1-7aHI9PKts_sOz5ZkmYbSdwG_fmoxHQIZg-0SdRcUecDnPkY5nRbUk-PwKGfNUIapP0hdLP-vze4rlV4KlJYTsdSR5kK6A6LfTuO0b614hnFXI0hC1Pm3Fbho46yTKqdzlc9Csoz6zDfsnmy0xnmwrhaQ1A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!