Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo është bërë me një apartament të ri në Lisbonë, për të cilin ka paguar shtatë milion euro. Ky është apartamenti më i shtrenjtë në kryeqytetin Portugez.


Në garë për këtë apartament ishin edhe dy milionerë të tjerë, por futbollisti i Juventusit ofroi më së shumti. Apartamenti ka 400 metra katrorë, një palestër të madhe, një pishinë në krye të ndërtesës, tre dhoma gjumi dhe një sauna, transmeton Reporteri.net.

Ronaldo kohët e fundit ia shiti vilën, shokut të tij Pepe për 2.5 milion €.

Reklamë

Portugezi ka një shtëpi në Torino dhe disa hotele në Evropë dhe linjën e tij të modës. /Reporteri.net

https://twitter.com/365europe/status/1206857767434235904