Presidentja estoneze ka kërkuar falje pasi ministri i brendshëm i këtij shteti e përshkroi kryeministren e re të Finlandës, si “vajzë shitëse”.
Presidentja estoneze Kersti Kaljulaid tha se ajo ndihet e “turpëruar” nga komentet e Mart Helme, 70 vjeçar, i cili drejton partinë populiste të ekstremit të djathtë, transmeton Reporteri.net.
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin (34) është Kryeministrja më e re në botë. Ajo drejton një koalicion me katër parti të tjera, të gjitha të udhëhequra nga gratë, dhe ka qenë yll në rritje për disa vjet.
Helme bëri komentet e tij në një emision në radio të partisë së tij.
“Tani ne e shohim se si një vajzë shitëse tani u bë kryeministre dhe si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe njerëz të paarsimuar iu bashkuan gjithashtu kabinetit qeveritar”, ishte shprehur ai. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=A6HTuezTCOI