×
  • Sport
  • Sport

    Balotelli mbron Moise Kean, kërcënon Bonuccin

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 19:22

    Moise Kean ka qenë viktimë e koreve raciste në ndeshjen e mbrëmshme që Juventusi e zhvilloi ndaj Cagliarit.


    Ishte bashkëlojtari i Kean, Leonardo Bonucci ai i cili në një deklaratë e fajsoi pjesërisht të riun italian për incidentin e mbrëmshëm.

    “Kean është dashur të festonte me bashkëlojtarët. Kishte thirrje raciste pas golit Blaise i dëgjoi dhe u zemërua. Mendoj se faji është 50-50, sepse Moise nuk është dashur ta bënte atë”, pati thënë pas ndeshjes Bonucci.

    Ky rast ka shtyrë edhe Balotellin të reagoj ashpër, shkruan Reporteri.net

    “Të lumtë! Tregoi Bonuccit se është me fat që nuk isha aty. Në vend se të të mbronte, ai bën këtë. Sinqerisht jam i tronditur. Të dua, vëlla!” ka komentuar Balotelli në foton e Moise Kean.

    Sot e tërë bota e futbollit është solidarizuar me të riun italian dhe janë bërë thirrje që të mirren masa ndaj dukurive të tilla dhe ndeshjet të ndërprehen nga gjyqtari në këso rastesh./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!