Bayern dhe Heidenheim kanë zhvilluar një ndër ndeshjet më spektakolare viteve të fundit.
Ndeshja u mbyll me rezultat 5-4 në të mirë të “Bavarezëve” të cilët luajtën për plot 75 minuta me një lojtar më pak në fushë, shkruan Reporteri.net
Bayern kaloi në epërsi herët në minutën e 12-të me anë të gjermanit Leon Goretzka por vetëm pas 3 minutave Nicolas Sule u përjashtua nga ndeshja.
Glatzel arriti të barazonte rezultatin për mysafirët në minutën e 26-të të ndeshjes.
Vetëm 6-të minuta nga fundi Schnatterer kaloi në epërsi skuadrën mysafire me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte spektakël në vete.
Thomas Muller u asistua nga Robert Leëandoëski në minutën e 53-të për të barazuar shifrat në 2-2.
Vetëm 3 minuta më pas, gjermani ia ktheu nderin polakut duke e shërbyer për të kaluar për herë të dytë në epërsi.
Serge Gnabry shënoi në minutën e 65-të për ta thelluar rezultatin në 4-2.
Kur të gjithë menduan se dilema e fituesit ishte mbyllur në skenë u paraqit përsëri Glatzel i cili shënoi dy gola të shpejtë për ta kompletuar hattrickun. Fillimisht në minutën e 74-të për ta ngushtuar epërsinë në 4-3 dhe tre minuta më vonë për t’i barazuar shifrat në 4-4.
Në minutën e 84-të, Bayerni fitoi penalti të cilën nuk e pati të vështirë ta konkretizoj në gol Robert Leëandoëski për ta kualifikuar tutje në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin ndërmjet Schalke dhe Werder Bremen./Reporteri.net