Baseli ka mposhtur rivalët e përbetuar të tyre, Zurichun me rezultat të ngushtë 0-2.
Protagonisti kryesor ishte Albian Ajeti i cili shënoi një gol mjaft të bukur kundër skuadrës së Hekuran Kryezit, shkruan Reporteri.net
Ajeti shënoi në minutën e 89-të të takimit për ta vulosur fitoren e Baselit.
Në anën tjetër Edon Zhegrova nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje.
Hekuran Kryeziu luajti plot 82 minuta./Reporteri.net