×
  • Lajme
  • Botë

    Mposhtet Kolinda, Zoran Milanovic fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 22:42

    Sipas rezultateve të fundit preliminare, Zoran Milanovic ka fituar 29.64% të votave ndaj 26.92% që ka fituar Kolinda Grabar-Kitarovic në garën për president në Kroaci.


    Kandidati tjetër Miroslav Skoro ka marrë 24.29% dhe nuk kalo në raundin e dytë.

    Milanovic thueht se ka fituar më së shumti vota në qytetet e Zagrebit, Rijekës, Zadarit, Splitit dhe Varazdinit.

    Ndërkohë presidentia e tanishme, Grabar Kitarovic ka fituar në Dubrovnik, Shibenik dhe Karlovac.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve për president në Kroaci do të mbahet më 5 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!