×
  • Show Time
  • Show Time

    Plas sherri mes Besit e Encës, kjo është arsyeja

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 19:54

    Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka shpërthyer keq pas një deklarate të aktorit të njohur të humorit Bes Kallakut, i cili teksa ka qenë i ftuar në emisionin, Shiko Kush LUAN, ka nënvlerësuar Encën.


    Në postimet që këngëtarja ka bërë një profilin e saj në Instagram ka reaguar për deklaratën që ka bërë Bes Kallaku, duke thënë se ky i fundit ka harruar që ka qenë ai që e ka ftuar të merrte pjesë në filmin e tij Falco, por që ajo ka refuzuar të merrte pjesë.

    E në fund Enca i drejtohet Besit duke i thënë se s’ke punuar ndonjëherë me mua dhe nuk e di profesionalizmin tim, por nga ky rast nuk do të kesh më mundësinë të punosh me mua.

    Pas këtij reagimi pritet fjala e Besit se ç’mund të thotë pas kësaj përgjigjie që i dha Enca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!