Amou Haji, nga provinca Fars e Iranit, u bë i njohur në mbarë botën për stilin e tij ekstrem të jetesës. Ai kishte refuzuar të lahej apo të bënte dush për gati shtatë dekada, nga frika se uji dhe sapuni do t’i sillnin sëmundje ose fat të keq.

Haji jetonte si i vetmuar në një gropë jashtë fshatit Dezh Gah. Ushqehej me mbetje kafshësh të ngordhura, ndërsa pinte ujë nga pellgjet dhe një enë e ndryshkur. Madje, thuhet se pinte edhe duhan të mbushur me jashtëqitje kafshësh, shkruan Daily Star.

Në vitin 2014, historia e tij tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Një ekip mjekësh i kreu analiza dhe, çuditërisht, nuk gjeti shenja të shumicës së sëmundjeve, përveç një infeksioni parazitar të marrë nga ushqimi.

Reklamë

Në moshën 94-vjeçare, pas shumë vitesh refuzimi, Haji pranoi të lahej për herë të parë. Por vetëm pak muaj më vonë, në vitin 2022, ai vdiq.

Historia e tij mbetet një nga rastet më të pazakonta që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve.