×
  • Show Time
  • Show Time

    Milot Rashica me gruan kthehen në Kosovë, Belkizi shijon kafenë në Vushtrri

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 12:50

    Ylli i futbollit kosovar Milot Rashica është njëri nga futbollistët më në formë të Kosovës së fundmi.


    Ai po shkëlqen me paraqitjet e tij në klubin gjerman Werder Bremen.

    Rashica madje po kalon momente të mira edhe në jetën e tij private, ai paraqitet vazhdimisht me gruan e tij Belkiz Kera.

    Së fundmi ata shijuan një pushim së bashku derisa tani duket se janë kthyer në Kosovë.

    Ka qenë vetë Belkizi që ka publikuar një fotografi teksa shihet duke shijuar kafenë në një lokal në Vushtrri.

    Kujtojmë që nëpër mediat rozë po qarkullon lajmi se ata pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!