×
  • Show Time
  • Show Time

    Ismajli vjen me një urim të veqant për Vitin e Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 23:08

    Diva e muzikës pop në Kosovë Adelina Ismaili ka bërë urimin e saj të këtij fundviti


    Këngëtarja kosovare shihet në një fotografi poshtë bredhit të vitit të ri bashkë me burrin e saj Val Krasniqi dhe djalin e tyre Uliksin.

    “Le të jetë vit i dashurisë dhe mbarësisë. Ëndrrave të plotësuara dhe shëndetit. Gëzuar 2020 miq ?”, ka qenë postimi i Adelinës poshtë kësaj fotografie në Instagram.

    Ndryshe, mbrëmë Adelina foli edhe për atë se pse ajo kishte pauzuar për disa vite nga muzika.

    ““Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kemi dy sytë e mamit që më shohin. Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja”, ka thënë ajo.

     

    https://www.instagram.com/p/B6vsoh7hjqS/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!