×
  • Show Time
  • Show Time

    Loredana përsëri në telashe me faqet në Gjermani

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 16:16

    Është një nga emrat që sjell shumë skandale.


    Pos skandalit me çiftin zviceran ku u akuzua se vodhi nga ta shuma të majme me para, Loredana Zefi tashmë ka hyrë në konflikt me një faqe Instagrami në Gjermani, shkruan Syri Kosova.

    Një faqe e njohur atje ia ka publikuar asnjë një video në të cilën sipas faqës është ushtruar dhunë dhe ofendim për ndjekësit e reperes.

    Më poshtë, biseda e përkthyer tregon vazhdën e ngjarjes:

    Loredana: “Ju keni publikuar videon time private dhe këngën time të re që nuk e ka dëgjuar askush akoma. Unë dua që ju ta fshini këtë video, pasi kjo gjë dëmton imazhin tim. Kënga do të publikohet së shpejti prandaj ju lutem fshijeni menjëherë”.

    Faqja: “Na vjen keq por kjo gjë duhet të ketë pasoja! Ajo që bëni ju në video është vërtetë e dhunshme dhe e ndyrë për ndjekësit tuaj. Por, kënga është shumë e lezetshme”.

    Loredana: “Ju lutem fshijeni… mund të jetë fundi im”.

    Faqja: “Pranoj ta fshi nesër në ora 3 pasdite, por, paraprakisht duhet t’i plotësoni të gjitha kërkesat e pajtimit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!