Reperi Getoar Selimi momentalisht është duke i shijuar pushimet në Abu Dhabi të Dubait, së bashku me gruan e tij, prezantuesen Marina Vjollca.
Një ndër vendet që ata kanë zgjedhur të vizitojnë në këtë qytet, është edhe xhamia e madhe e Sheikut Zayed.
Siç, edhe e kërkon tradita, Marina për të hyrë në xhami ka vendosur një shami, ndërsa Geti është veshur si sheik.
“Unë dhe princesha ime”, ka shkruar Geti në foton që ka postuar në Instagramin e tij.
Bashkë me ta, në Abu Dhabi është edhe motra e Marinës, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare Luana Vjollca, e cila postoi disa foto nga Dubai, gjithashtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.