Kryeministri australian Scott Morrison u gjet në një pozitë tejet të vështirë nga një zjarrëfikës. Ai i kërkoi zjarrëfikësit një shtregim duarsh, por nuk e mori, shkruan Reporteri.net.
Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të prekura nga zjarrët këto ditë në Australi, në qytetin e New South Wales të Cobargo.
Kryeministri i ofroi dorën, por u refuzua menjëherë.
“Unë me të vërtetë nuk dua të ta shtrëngoj dorën,” i thotë ai krzeministrit.
Morrison nuk pranon të dorëzohet dhe kap dorën e zjarrfikëses.
“Oh mirë, më vjen mirë që të shoh” i thotë ai para se punëtori i shpëtimit të tërhiqet shpejt.
Morrison u dëgjua më vonë duke i thënë një zyrtari të zjarrit se “më vjen keq” dhe se “jam i sigurt se ai është thjesht i lodhur”.
“Jo, jo, ai ka humbur një shtëpi,” u përgjigj kontrollori i incidentit.
Që nga fillimi i zjarreve, 17 njerëz janë vrarë dhe 18 të tjerë ende të zhdukur, si dhe më shumë se 1.400 shtëpi janë shkatërruara.
Morrison është përballur me kritika nga banorët, gjatë vizitës së tij në Cobargo.
Banorët i thanë që ai “duhet të kishte turp nga vetvetja” që e ka “lënë vendin të digjej”.
Por, ai u përgjigj të premten duke thënë se e kuptonte gjendjen emocionale.
“Pavarësisht nëse janë të zemëruar me mua ose janë të zemëruar nga situata e tyre, unë e di se njerëzit janë të lënduar. Unë e di që ata janë të padjallëzuar – Unë nuk i marr këto gjëra personalisht,” tha Morrison në një intervistë me stacionin radiofonik Melbourne 3AW./Reporteri/