Shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për një aksident rrugor, ku menjëherë duhet të shkonin në vendngjarje. Por në ndryshim nga rastet e tjera, këtë herë duhet të nxirrnin nga makina një… kalë, i cili u përplas nga automjeti dhe më pas mbeti i bllokuar.
Aksidenti ndodhi në Porto Riko. Një makinë e tipit “Daewoo” përplasi kafshën që i doli përpara, e cila më pas përfundoi brenda në makinë.
Për fat të mirë, në makinë ishte vetëm drejtuesi i saj, i cili shpëtoi pa lëndime. I zoti i kalit pagoi dëmin e shkaktuar.
Por nuk është mbyllur këtu. Kafsha ka pësuar lëndime të shumta dhe për kurimin ka nisur një fushat online për të mbledhur fonde!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.