Ka spekulime në rrjete sociale se jemi shumë afër një Lufta të Tretë Botërore, kjo pasi SHBA-të vranë gjeneralin e lartë të Iranit Qasem Soleimani në Irak.
Njerëzit kanë shprehur shqetësim serioz në të gjithë globin se ky veprim nga SHBA mund të nxit edhe luftën e 3 botërore, pasi udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei premtoi “hakmarrje të ashpër”, “xhihad” dhe “hakmarrje dërrmuese”, shkruan “The Sun”, përcjellë Reporteri.net.
Trump u dha një përgjigje tjetër kërcënimeve iraniane, duke thënë se do të lëshojë pajisje të reja ushtarake me vlerë 2 trilion dollarë nëse rrezikohet një territor i SHBA-s.
Teherani ka vënë në shënjestër 35 objektiva kryesore të SH.B.A. për të sulmuar – dhe si përgjigje, SHBA është e gatshme të sulmojë 52 objektiva iranianë në rast se hakmerren për rastin e gjeneralit të tyre.
Kërkimet për ‘Luftën e Tretë Botërore’ kanë poshtuar faqen më të madhe të kërkimeve “Google” brenda disa orësh nga sulmi ajror gjatë natës në Irak.
Google “Trends” regjistroi ‘Iranin’ si termin më të kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 500,000 kërkime për këtë temë.
Por, pavarësisht spekulimeve rreth Luftës së Tretë Botërore, SH.B.A dhe Irani njihen për retorikën e tyre, dhe është e paqartë se çfarë hakmarrje do të ketë.
Rritja e tensioneve midis Iranit dhe SH.B.A. nuk ka qenë e vetmja gjë për të shkaktuar spekulime për një luftë të gjithanshme./reporteri.net