Papa Françesku bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane.
Duke folur në meshën e së dielës në Vatikan, papa nuk e përmendi saktësisht Iranin, por tha se në shumë pjesë të botës po ndihet një atmosferë tensionesh.
“U bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe ta largojnë hijen e armiqësisë”, tha ai.
“Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, shtoi Papa Françesku, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Të premten, gjenerali i ushtrisë iraniane, Qassem Soleimani, u vra përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane përderisa po udhëtonte me një veturë afër aeroportit të Bagdadit.
Irani reagoi ashpër ndaj këtij veprimi të Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar hakmarrje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.