×
  • Lajme
  • Botë

    Rezultatet preliminare për president në Kroaci: Kolinda Grabar Kitaroviç humb zgjedhjet

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 19:30

    Është mbajtur sot balotazhi për president të ri të Kroacisë, ku në garë ishin Kolinda Grabar Kitaroviç kandidate nga partia udhëheqëse Unioni Demokratik Kroat (HDZ) dhe Zoran Milanoviç nga partia opozitare Social Demokratëve, pasi ky i fundit doli fitues i raundit të parë.


    Sipas rezultateve preliminare ish-kryeministri Milanoviç po fiton bindshëm ndaj presidentes aktuale.

    53.25 % të votave të qytetarëve sipas rezultateve të para ka fituar Milanoviç, kurse 46.75 % Grabar-Kitaroviç, shkruan Reporteri.net.

    Kreu i shtetit në Kroaci ka më shumë kompetenca ceremoniale përfaqësuese, megjithatë zgjedhjet konsiderohen si një tregues i fuqisë në elektorat të kampeve të majtë e të djathtë. Anëtarja më e re e BE-së, Kroacia merr kryesinë e radhës së BE më 1 janar.

    Në fushatën zgjedhore tema si drejtimi joefektiv i qeverisë dhe largimi masiv i njerëzve nga vendi luajtën një rol të madh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!