Avokati, Arianit Koci, ka treguar se familjarët e viktimave të masakrës së Rezallës kanë ngritur kallëzim penal ndaj ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, për krimet makabre të kryera ndaj civilëve të pafajshëm.
Koci ka treguar se si me 5 prill të 1999, forcat serbe kishin grumbulluar civilët e pafajshëm dhe i kishin ekzekutuar 98 persona.
Në mesin e tyre ai tregon se ka qenë edhe babai i shokut të vetë avokatit Koci, Rrustemit.
Shkrimi i plotë i Kocit:
Masakra e Rrezallës
Tre vite më parë, familjarët e viktimave të masakrës në Rezallë kanë ngritur kallëzim penal, në mes tjerëve, edhe kundër ish shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq.
Dikoviq, gjatë luftës në Kosovë, ka qenë komandant i brigadës së 37-të të ushtrisë jugosllave, e cila ka qenë përgjegjëse për atë zonë.
Ushtarët jugosllav, nën komandën e Dikoviqit, me 5 prillit të 99-ës, i mblodhën shumë banorë civil të fshatit Rezallë, e i dërguan në shtëpinë e Hashim Dërgutit.
Nga masakra e Rezallës, u ekzekutuan 98 persona.
Në mesin e tyre u ekzekutua edhe Zymer Rukolli, babai i shokut tim, Rrustemit.
Drejtësia po vonon, por ne, deri në frymën e fundit, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për viktimat e gjenocidit të pushtetit millosheviqian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.