×
  • Lajme
  • Botë

    Si u bë që sulmet ndaj bazave amerikane përfunduan pa asnjë viktimë, shfaqje e forcës boshe apo shmangie e qëllimshme

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 15:04

    Irani ka gjuajtur më shumë se një duzinë raketash balistike në tri baza irakiane që strehojnë trupat amerikane në një sulm hakmarrjeje për vrasjen e gjneralit iranian, Kasem Soleimani.


    Ndonëse fillimisht në mediat irakiane u përhap lajmi se nga ky sulm kanë mbetur të vdekur rreth 80 persona, lajmi më pas doli që jetë i pasaktë. CNN gjatë ditës bazuar në burime diplomatike raportoi se Iraku i cili me anë të një mesazhi zyrtar verbal ishte njoftuar paraprakisht për veprimet që do të kryheshin nga Irani në territorin e tyre, e kishte paralajmëruar SHBA-në se bazat e tyre do të jenë në cak të sulmit.

    Mirëpo, në një analizë për rrjetin televiziv CNN, Nick Paton Walsh njohës i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, pretendon se Irani me dashje mund të ketë shmangur viktimat në sulmet ajrore në bazat amerikane, transmeton Reporteri.net.

    Sipas tij, sulmet raketore të Iranit kundër bazave në Irak që strehojnë trupat amerikane nuk ishin një veprim i krijuar për të shkaktuar viktima potenciale amerikane.

    “Irani do ta kishte ditur që trupat amerikane normalisht janë në gjumë në orët e para të mëngjesit, dhe shanset për të shkaktuar viktima janë më të ulëta.

    Ai gjithashtu do të ketë ditur që SHBA ka një mbrojtje të fortë ajrore që ka të ngjarë të ketë qenë në gatishmëri të lartë. Teherani duhet të kuptojë se sa mirë raketat e tij do të përfundonin kundrejt teknologjisë së tillë”, thotë ai në analizën e tij.

    Sipas tij sulmet raketore nuk kanë kuptim nëse qëllimi i Iranit ishte të dëmtonte vërtet trupat amerikane në një numër të madh, siç disa kishin premtuar se do ta bënin.

    Sidoqoftë, ato kanë kuptim si ekzekutim i urdhrit të Liderit Suprem të Iranit,  Ali Khamenei për të goditur hapur kundër caqeve ushtarake amerikane në përgjigje ndaj vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani.

    Ai potencon se udhëzimet e Khamenei ishin konfuze kur raportuan për herë të parë. A po urdhëronte Udhëheqësi Suprem një shfaqje boshe e forcës?, pyet në fund Nick Paton Walsh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!