×
  • Lajme
  • Botë

    Gjithçka çka dimë deri më tani në lidhje me sulmin e Iranit ndaj trupave amerikane në Irak

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 14:42

    Irani, gjatë natës së shkuar, sulmoi me më shumë se një duzinë raketash balistike disa baza ushtarake që strehojnë trupat amerikane në Irak. Ja çka dihet deri më tash rreth këtij sulmi:


    Nuk ka viktima: Një zyrtar amerikan i ka thënë CNN-it se nuk ka viktima amerikane nga sulmi. Gjithashtu, edhe Komanda e përbashkët ushtarake e Irakut ka konfirmuar se nuk ka viktima as në mesin e forcave ushtarake Irakiane.


    Irani paralajmëroi Irakun përpara sulmit:
    Iraku mori “një mesazh verbal zyrtar” nga Irani në lidhje me sulmin raketor, para se ai të ndodhte. Iraku zyrtar ka njoftuar paralajmërimi u raportua menjëherë tek SHBA-ja, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Motivi: Sulmi ishte hakmarrje nga Irani pasi gjenerali i saj i lartë Qasem Soleimani u vra, disa ditë më parë, në një sulm ajror amerikan në kryeqytetin irakian të Bagdadit. Raketat paraqesin një sfidë të drejtpërdrejtë për presidentin Trump, i cili dje më së largu lëshoi një kërcënim për Iranin: “Nëse Irani bën diçka që nuk duhet të bëjë, ata do të vuajnë pasojat dhe ato fuqishëm”, tha Presidenti amerikan, disa orë para sulmit.

    Si po reagon SHBA: Presidenti Trump pritet t’i drejtohet kombit sot. Në Twitter, ai tha se “gjithçka është mirë!”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!