Kina sapo ka shkruar një tjetër moment historik në planet të zgjerimit hekurudhor për trena shpejtësi të lartë.
Derisa Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 janë afër, linja e re hekurudhore me gjatësi 173 km që lidh kryeqytetin me qytetin pritës të evenimentit sportiv, Zhangjiakou, sapo ka hyrë në shërbim, duke shkurtuar kohën e udhëtimit nga tre orë në 47 minuta, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Kjo, falë trenit “plumb”, i cili është i aftë të arrijë 350 km në orë, si dhe të ketë sistem autonom të vozitjes, përkatësisht të vozitet pa shofer. Ai konsiderohet si i pari i llojit të tij në botë.
Duke marrë rreth katër vjet për të ndërtuar, linja, e përmendur edhe si hekurudha me shpejtësi të lartë, Jing-Zhang lidh Pekinin, Yanqing dhe Zhangjiakou, respektivisht tri vendet në të cilat do zhvillohen ngjarjet sportive përgjatë Lojërave Olimpike Dimërore.
Por, çfarë i bën trenat “të zgjuar?” Karrocat janë të pajisura me sinjale 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të mbledhur të dhëna në kohë reale dhe për të zbuluar ndonjë anomali operative.
Ndërkohë, çdo ulëse ka panelin e tij të kontrollit me ekranin me prekje dhe vendet për karikim të pajisjeve intelegjente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.