×
  • Lajme
  • Botë

    Presideni ukrainas pret hetim dhe dëmshpërblim nga Irani për aeroplanin e rrëzuar

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 9:57

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën përmes një deklarate se vendi i tij pret hetim të plotë dhe dëmshpërblim nga Irani pas rrëzimit të aeroplanit të një kompanie ukrainase, ku humbën jetën 176 persona.


    “Irani është deklaruar fajtor për rrëzimin e aeroplanit ukrainas, por ne këmbëngulim që ky vend ta pranojë fajin plotësisht”, tha ai.

    “Ne presim që Irani të tregohet i gatshëm për hetim të plotë dhe transparent, për gjykimin e personave përgjegjës, kthimin e trupave të të vdekurve, dhënien e dëmshpërblimeve dhe kërkim falje zyrtare përmes kanaleve diplomatike”, shtoi presidenti Zelenskiy.

    Irani më parë pranoi se e ka rrëzuar gabimisht aeroplanin ukrainas, duke menduar se ai është ndonjë aeroplan sulmues i forcave armike.

    Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhje të thellë për këtë ngjarje dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, shkruan “Reuters”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!