Kryebashkiaku i komunës Pichl afër Welsit, Austri, është dënuar me 15 muaj burgim të premten nga Gjykata e Lartë Rajonale e Linzit për abuzim të detyrës zyrtare.
Si pasojë e këtij dënimi, ai do të humbasë edhe postin e kreut të komunës, ka raportuar ORF.
Kryebashkiaku i Pichl bei Wels (distrikti Wels-Land), Johann Doppelbauer (nga partia OVP), fillimisht ishte dënuar me 15 muaj burgim me kusht nga një gjykatë rajonale në Ëels, vendim të cilin ai e kishte apeluar, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, rasti kishte shkuar në Gjykatën Supreme dhe më pas i kishte kaluar Gjykatës së Lartë Rajonale të Linzit.
Kjo ishte edhe instanca e fundit që u desh të vendoste të premten dhe e cila e konfirmoi dënimin e shkallës së parë.
Meqë nuk ka të drejtë apeli më, dhe meqë dënimi është më i lartë se 12 muaj, kreu i Komunës Pichl afër Welsit do të vuajë dënimin me burgim.
Ai akuzohet se së paku 15 raste të lidhjeve të ujit dhe kanalizimit nuk e ka kryer detyrën e tij zyrtare.
Sipas ORF-së, detyrën e tij fillimisht do ta marrë zëvendëskryebashkiaku. Ndërkaq, këshilli lokal do të zgjedhë më vonë një pasues.