×
  • Lajme
  • Botë

    Viktima që u gjet e ngrirë në motorin e një aeroplani për në Paris, u identifikua si një 14-vjeçar

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 15:22

    Ditë më parë, është raportuar për një fëmijë, që është gjetur i ngrirë në motorin e një aeroplani, që është nisur nga Bregu i Fildishtë.


    Atë e kanë identifikuar si Ani Guibahi Laurent Barthelemy nga Yopougon, një nxënës 14-vjeçar që fshehurazi ka dashur të largohet jashtë shtetit.

    Raportohet se aeroplani i Air Force France, ka aterruar në aeroportin e Parisit të Francës gjatë të mërkurës, pasi të jetë nisur gjashtë orë e gjysmë më herët.

    Pamjet e siguruara nga aeroporti, e tregojnë atë teksa futet me fshehtësi në bordin e fluturakes, pa u vënë re nga roja e sigurisë.

    Mirëpo, viktima nuk ka mundur t’i bënte ballë të ftohtit prej minus 50 gradëve Celsius gjatë fluturimit dhe është ngrirë për vdekje.

    Sipas Ministrisë së Transportit në Bregun e Fildishtë, Barthelemy e ka kaluar murin rrethues të aeroportit dhe pasi të jetë fshehur në disa shkurre, ka shfrytëzuar momentin më të përshtatshëm që të futet në aeroplan.

    Autoritetet e sigurisë, kanë thënë se do të shtojnë masat, që të kontrollojnë sa më mirë rrethinën dhe brendinë e aeroportit, për të mos lejuar hyrjen e personave të pa autorizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!