×
  • Lajme
  • Botë

    Gjenden bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 13 mijë persona në Gjermani

    Reporteri
    12 Janar 2020 | 8:15

    Rreth 13,000 njerëz do të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi u zbuluan bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore në një qytet gjerman, besojnë autoritetet.


    Zyrtarët dyshojnë se bombat u hodhën në Dortmund nga forcat aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

    Qyteti – në rajonin industrial Ruhr të Gjermanisë – do të jetë në ndalesë pas evakuimit që prek shtëpitë e pensioneve, spitalet dhe stacionin kryesor të trenit.

    Në një deklaratë në internet, bashkia e qytetit Dortmund tha se ata kishin identifikuar katër lokacione ku dyshojnë se bombat janë varrosur.

    Banorët brenda një rreze 500m të secilit vend u është thënë që të largohen nga shtëpitë e tyre deri në orën 8:00 të së dielës, me punën e gërmimeve për të filluar më vonë.

    Banorët në dy shtëpitë të pensionistëve u transferuan gjithashtu në siguri një ditë përpara punës. Po ashtu edhe spitali është evakuuar.

    Stacioni i trenit do të mbyllet të dielën në mëngjes.

    Zbulimi i bombave të epokës së Luftës së Dytë Botërore është një dukuri e zakonshme në Gjermani, por media lokale pretendoi se ky rast mund të ishte evakuimi më i madh i tillë ndonjëherë i parë në rajonin e Ruhr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!