×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbehet një person në Deçan

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 10:33

    Një rast i rrëmbimit ka ndodhur së fundmi në Deçan. Policia e Kosovës njofton se një person i gjinisë mashkull ka rrëmbyer një person tjetër duke e lënë të mbyllur për 24 orë, shkruan Reporteri.net.


    Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi të një parcele pronësore.

    Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Deçan 03.04.2019 – 11:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për arsye të një borxhi e kishte mbyllur për 24 orë në lokalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar, duke e kushtëzuar që nuk do ta liroj derisa ti kryente borxhin për një pronë- parcelë toke. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!