×
  • Lajme
  • Botë

    Shumë peshkaqenë u afruan papritmas pranë një bregdeti në Zelandë të Re

    Reporteri
    12 Janar 2020 | 15:14

    Nëpërmjet pamjeve nga droni, janë parë shumë peshkaqenë që u afruan papritmas, pranë një bregdeti në Zelandë të Re, derisa në plazh kishte mjaft turistë.


    Afrimin e grupit të dhjetëra peshkaqenëve, e ka vërejtur një zhytës që ndodhej në ujërat e cekëta të Great Barrier Island dhe njoftoi autoritetet e sigurisë.

    Grupi ishte i përbërë nga peshkaqenë të madhësive të ndryshme, që për arsye të panjohura iu afruan bregdetit.

    Për këtë arsye, mbrojtësit e rendit ngritën alarmin, për t’ju ndaluar turistëve që të hynë në ujë, derisa këto gjallesa të largohen.

    Sipas banorëve lokalë, kjo është hera e parë që shohin një numër kaq të madh peshkaqenësh, të cilët qëndruan për një kohë të gjatë derisa u larguan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!