Tetë fëmijë emigrantë kanë gjetur vdekjen pas përmbytjes së varkës në brigjet perëndimore të Turqisë.


Tetë persona të tjerë u shpëtuan pasi u dërguan një një vendpushim turistik në bregdetin e Egjeut, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk dihet kombësia e tyre.

Reklamë

Turqia ka qenë një pikë kryesore e tranzitit për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, kryesisht përmes Greqisë.

Shumica prej tyre janë duke ikur për shkak të dhunës dhe persekutimi në vendet e tyre.