Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ ka porositur Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës.
“Nxis Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës”, ka shkruar Kosnett.
Më tutje ambasadori Kosnett është shprehur se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë.
Gjithashtu, ai ka shtuar se zbatimi i kësaj strategjie qëndron tek qeveria edhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Nxis Qeverinë e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtën e Pronës. Drejtësia është baza e prosperitetit dhe të drejtat e barabarta për gratë janë fondamenti i drejtësisë. Implementimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë – dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.