×
  • Lajme
  • Botë

    Dy muaj pas përmbytjeve, kështu duket qyteti romantik i Venecias

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 23:54

    Nuk reshtin problemet për qytetin më romantik në botë, Venecia.


    Pas nivelit të lartë të ujit që javë më parë kapërceu 1 metër e 80 cm duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, infrastrukturore e në pasurinë arkitektonike e historike të qytetit, problemi i kundër është shfaqur gjatë ditëve të fundit.

    Niveli i ujit është ulur nën 50 cm nën nivelin e detit duke detyruar ndalimin e barkave turistike si dhe të anijeve e barkave që kryejnë transporti publik. Është vështirësuar lëvizja sidomos në zonat San Polo e Santa Croce të Venecias duke detyruar mbylljen e kanaleve të brendshme lidhëse të qytetit.

    Pas dëmit prej 400 milionë euro që shkaktoj niveli i lartë i ujit i ditëve më parë, ky problem i ri vë në vështirësi serioze ekonominë e administratës lokale të këtij qytetit.

    Venecianët kujtojnë se një nivel i tillë i ulët i ujit është regjistruar në datat 16-19 shkurt të vitit 2008 kur arriti -60, -75. -83 cm nën nivelin e detit. Siç dëshmojnë dhe videot e fotografitë e turistëve e banorëve në Venecia, barkat turistike janë ankoruar deri në pritje të përmirësimit të situatës.

    Niveli i ulët i ujit po shfrytëzohet nga komuna e Venecias për të pastruar kanalet nga mbetjet urbane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!