×
  • Lajme
  • Botë

    Si ndodhi që qytetarja të nokautojë policen në mes të rrugës, flasin psikologët

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 14:26

    Një ngjarje e paparë ka ndodhur  këto  ditë në tregun e Beogradit, ku një shitëse godet policen dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.


    Në media qarkulloi edhe video e këtij momenti, që tregon se policja për një kohë të gjatë nuk ka mundur të ngrihet pas goditjes që mori. E kjo ngjarje, ku viktimë ishte një person në uniformë, që ruan rendin, ligjin dhe kujdeset për sigurinë e qytetarëve, sulmohet pikërisht nga një i tillë ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi, transmeton Reporteri.net.

     

    Në punë janë vënë edhe psikologët, të cilët tentojnë të shpjegojnë se pse ekziston një qasje e tillë ndaj zyrtarëve të uniformuar.

    Kjo ngriti  shumë pikëpyetje, njëra prej tyre është pse qytetarët kanë qëndrime thuajse ambivalente ndaj uniformave, kur zyrtarët kryejnë punët e tyre  për të cilat janë të ngarkuar, ndërkaq vihen në anën e tyre vetëm gjatë gjesteve heroike për të shpëtuar jetë.

    “Njerëzit shprehin  rezistencë ndaj normave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i tregojnë qartë ndaj personave të uniformuar. Më shpesh, këto qëndrime negative bazohen në paragjykime, dhe shumë madje edhe pa vetëdije shprehin “urrejtje”. Përballja fizike midis shitëses dhe oficeres së policisë komunale është për çdo dënim dhe diçka e tillë nuk duhet të ndodhë”, sqaroi  psikologja sociale Vesna Tomiq.

    Ndërkaq Psikologu Zoran Musteroviq sqaroi për Kurir se përballja kishte një ton personal, sepse personi përgjegjës me uniformë nuk shihej si përfaqësues i drejtësisë, por si burim kërcënimi.

    Ndryshe, në Serbi, kjo nuk është hera e parë që qytetarët kanë treguar një sasi të caktuar agresioni ndaj oficerëve të policisë, që kanë çuar madje edhe në sulme fizike. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!