Ish-lojtari i Real Madridit, tani asistent tek klubi turk Besiktas, Gutti Hernandez ka folur rreth dy lojtarëve më të mirë në botë viteve të fundit, Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.
Gutti ka thënë se argjentinasi Lionel Messi është lojtar më i talentuar se Cristiano Ronaldo, por portugezi është futbollist më ambicioz, shkruan Reporteri.net
“Unë zgjedh të dy. Është e vërtetë se unë kam thënë kohëve të fundit se do zgjedhja Messin, por unë vlerësoj gjithçka që ka bërë Cristiano, një lojtar i madh”.
“Messi është më i talentuar, Cristiano është larg golashënues më i mirë, ambicioz dhe lojtari që ai vet e krijoi. Është e mahnitshme ta fitosh 5 herë topin e artë në epokën e Messit” ka thënë Gutti 42-vjeçar tani.
Krejt në fund Gutti ka thënë se do të ishte një ëndërr që një ditë të ulej në stolin e Realit të Madridit në rolin e trajnerit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.