Një fabrikë ka shpërthyer pasditen e ditës së djeshme në Spanjë, ku si pasojë një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6:30 të pasdites, në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik.
Si pasojë e shpërthimit qielli është mbushur nga sasi të dendura tymi, gjithashtu edhe shërbimi hekurudhor është pezulluar.
Pas shpërthimit, menjëherë në vendngjarje janë drejtuar 20 automjete të urgjencës mjekësore, për të bërë të mundur shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në brendësi të fabrikës, në të cilën një prej tyre humbi tragjikisht jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.