×
  • Lajme
  • Botë

    Presidenti iranian kërcënon Evropën: Sot një ushtar amerikan është në rrezik, nesër mund të jetë një evropian

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 15:35

    Presidenti iranian, Hasan Rohani paralajmëroi sot se trupat evropiane në Lindjen e Mesme “mund të jenë në rrezik” pasi tre vende evropiane sfiduan Teheranin për shkeljen e marrëveshjes bërthamore.


    Deklaratat e presidentit iranian jam kërcënimi i parë i drejtpërdrejtë në drejtim të Evropës në një kohë tensionesh të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit për tërheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump nga marrëveshja në maj të vitit 2018, raporton AP, transmeton Reporteri.net.

    “Sot një ushtar amerikan është në rrezik, nesër një ushtar evropian mund të jetë në rrezik”, tha Rohani. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!