Viktimat e një prifti pedofil, në zemër të skandalit më të madh që goditi kishën katolike së fundmi, do të përballen për herë të parë në një gjykatë franceze.
Tashmë për ish priftin dhe kapelanin e dioqezës së Lion, Bernard Preina, 74 vjec, i akuzuar për abuzim me të miturit në periudhën 1971 – 1991, ka nisur një proces i ri gjyqësor para gjykatësve të gjykatës penale.
Në seancë ishin të pranishëm 15 palë civile, mes të cilëve 10 viktima të abuzimeve të tij. Nga dëshmia e tij rezultoi se ai kishte abuzuar ndaj katër deri në pesë fëmijë në javë, veçanërisht gjatë fundjavave.
I përballur e akuzat, ish prifti u shpreh se gabimisht kishte kuptuar se ndoshta dhe fëmijët ishin dakord me ato që ndodhnin.
Që nga momenti i parë, ai nuk i ka mohuar asnjëherë akuzat por ka pranuar menjëherë fajin. Edhe pasi pranoi se ishte “i sëmurë” dhe kishte problem me fëmijët, atij iu lejua të mbetej prift në dioqezën e tij në Lyon.
Bernard Preinat rrezikon deri në 10 vjet burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.