A keni qenë ndonjëherë në dyshime nëse mashkulli simpatik që keni pasur përballë ka qenë duke flirtuar me ju apo jo?
Më poshtë po ju tregojmë disa shenja që tregojnë nëse mashkulli po tregon interes për ju nëpërmjet flirtit apo është thjesht një ndjesi e juaja.
1. Buzëqeshje e dashur
Nëse ai ju buzëqesh ëmbël, kjo është një shenjë që tregon se po flirton dhe se ka dëshirë që t’ju flasë.
2. Sy të skuqur
Shpesh, edhe pse nuk e japin veten, nëse mashkulli dëshiron të flirtojë me ju, e tregojnë qartësisht sytë e tij. Nëse ai mundohet ta fshehë këtë, tensioni që krijohet në trup bën që t’i skuqen sytë.
3. Kontakti me sy
Është tejet i rëndësishëm ky lloj kontakti mes dy personave. Dallohet lehtësisht nëse është flirt apo një shikim i rastësishëm.
4. Pasqyrimi i veprimeve
Ai mund të nisë të bëjë në mënyrë të pavetëdijshme disa veprime të cilat i bëni edhe ju. Kjo mund të ndodhë në mënyrë instiktive, për të treguar afrimitet.
5. Duart në ije
Nëse ai mban duart në ije, kjo mund të jetë një shenjë e qartë që tregon interes mbi ju. Ai po përpiqet të tregohet familjar dhe të thyejë barrierat. /telegrafi/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.