As këtë fundjavë nuk ka pasur pushim për protestuesit, pasi një marshim tjetër është zhvilluar sot në veri të Parisit.
Jelekët e Verdhë u rishfaqën në kryeqytetin e Francës dhe bllokuan rrugët, kundër reformave të propozuara në pensione, ashtu edhe ndaj dhunës policore, transmeton Telegrafi.
Marshi i sotëm, vjen pas zhvillimeve të djeshme, ku policia arrestoi 32 protestues, ndërsa u detyrua të shpërndante qindra të tjerë.
Në përpjekje që t’i shpërndajnë protestuesit, policia hodhi gaz lotsjellës, si dhe disa granata speciale. Këto granata janë predha të vërteta, që shërbejnë më shumë si fishekzjarrë, që të shpërndajnë turma dhe të lirojnë hapësira.
Ato mund të shkaktojnë lëndime, nëse nuk përdoren si duhet, nga persona të pa kualifikuar. Gjatë këtyre përleshjeve, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Kjo është protesta e 45-të në Francë, që kur filluan protestat për shkak të pakënaqësive ekonomike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.