×
  • Show Time
  • Show Time

    Ka një rikthim mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt?

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 16:20

    Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë parë shumë të afërt në mbrëmjen e çmimeve SAG.


    Sipas CNN, mund të ketë shpresë që ata të të ribashkohen me njëri-tjetrin.

    Gjithë ky dyshim filloi gjatë shfaqjes, veçanërisht pasi Pitt mori çmimin për performancën e shkëlqyer nga një aktor mashkull në një rol mbështetës për filmin “Një herë një herë … në Hollywood”.

    Kamera fokusoi për një moment fytyrën e Aniston, e cila ishte e përqendruar tek aktori duke e parë me krenari.

    Anison dhe Pitt ishin të martuar për pesë vite nga 2000-2005-ën.

    Kur Aniston mori çmimin e saj për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një seri dramash, disa reporterë kapën Pitt duke shikuar fjalimin e saj në monitoret në prapaskenë.

    Në foto e kapuara ai gjithashtu ishte i fokusuar dhe i lumtur në të njëjtën kohë.

    Më pas ata të dy u fotografuan duke shkëmbyer fjalë dhe shikime në prrpaskenë, ku në momentin që Jennifer do të largohej, Pitt i kap dorën.

    Nuk dihet akoma nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre, por këtë do t’ja lëmë kohës që ta tregojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!