×
  • Show Time
  • Show Time

    “Zbulohet” arsyeja, pse Ledri i fshiu fotografitë në Instagram

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 18:58

    Ledri Vula kishte habitur ndjekësit duke fshirë gjitha postimet nga profili në Instagram.


    Zakonisht ky është një veprim që shumica e artistëve e bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të paralajmëruar publikun për projektet e tyre të reja.

    Menduam se ai kishte zgjedhur të bënte pak pushim në muzikë dhe duhet ta pranojmë se u trishtuam, megjithatë Ledri po na vërteton të kundërtën me postimet e tij.

    Reperi ka nisur të publikojë video me vargje këngësh, duke lënë të kuptohet se ai po punon në një projekt të ri.

    Siç ka konfirmuar edhe agjenti i “Thumb On”, Ledri do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri, ndaj kjo ishte arsyeja e vetme pse reperi i ka fshirë postimet e tij.

    Duket se edhe Ledri ia doli të na marrte vëmendjen e të na ‘bënte merak’, ndërsa tashmë po presim me padurim hitet e tij!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!