Philippe Coutinho po kalon momente të vështira në “Camp Nou” pasi nuk e ka gjetur formën që e kishte dikur në Liverpool.
Ai ka thënë së fundi se do ta përdorë pritjen që do t’ia bëjnë tifozët e United si motivim për t’i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve, shkruan Reporteri.net
Coutinho ka shfrytëzuar rastin të flas edhe për të ardhmen e tij që për shumkë, nuk është në Barcelonë.
“Unë jam i koncentruar ekskluzivisht në Barcelonë. Që të rikthehem në Angli, për momentin nuk është në planet e mia”, ka thënë Coutinho.
Braziliani ka luajtur gjithsej 201 ndeshje me Liverpoolin ku shënoi plot 54 gola./Reporteri.net