×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nga Detroiti: Unë jam ushtar i Amerikës në teren

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 14:44

    Kryeministri Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është takuar edhe me komunitetin katolik shqiptarë “Shën Pali” në Detroit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Ai ka marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së Flamurit të Dedë Gjo Lulit, shkruan Repoteri.net

    Pas këtij manifestimi ai ka dhënë një intervistë, ku është shprehur që është i gëzuar për shënimin e 108 vjetorit të Kryengritjes.

    I pyetur për taksën ndaj produkteve serbe ka thënë që të gjithë shqiptarët ku do që janë i takojnë botës që e udhëheq Amerika, pra popujve që e kanë udhëheqës Amerikën dhe në gjithë planin global jemi bashkë me të, sipas tij ai është një ushtar i Amërikës në teren, i cili i zbaton urdhërat e saj por sipas nevojës së terenit.

    “Ajo që është e mirë me e thënë është që populli shqiptarë krejt ku jemi i takojmë vendeve që i udhëheq Amerika. Qëndrimet tona për Serbinë dhe Rusinë janë të ngjajshme me ato që i ka Amerika. Edhe kuptohet ata që janë në teren si rasti im, unë jam njeri i terenit, si ushtar i Amerikës në teren dhe unë i zbatoj urdhërat por i zbatoj ashtu si i parasheh tereni”, tha thënë Haradinaj, shkruan Reporteri.net

    Për fund ka thënë që fitorja në komunën e Tuzit nga qytetarët e Malësisë së Madhe është një mundësi e mirë për shqiptarët dhe se armiqësit nuk duhet të vazhdojnë me Podgoricën zyrtare./ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!