Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk kanë mundur të mos preken nga lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.
Ish-ylli i LA Lakers e humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë.
Rita e ka shpërndarë fillimisht një fotografi të Bryant në profilin e saj në InstaStory, ndërsa më pas e ka publikuar një fotografi të legjendës me vajzën e tij, Gianna, e cila ndodhej në helikopter në momentin e rrëzimit.
“Të copëton zemrën”, është mbishkrimi që këngëtarja 29-vjeçare ia ka vënë fotografisë dy viktimave nga aksidenti ajror.
Një fotografi të Bryant e ka shpërndarë edhe Dua në InstaStory duke iu bashkuar kështu yjeve të shumta që kanë shprehur ngushëllime për të vdekurit në aksident.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.