Mercedes-Benz po përgatitet të zgjerojë familjen e modelit të njohur SL Roadster, duke prezantuar një version të ri që do të fokusohet më shumë te komoditeti dhe përvoja luksoze e vozitjes.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ola Källenius, konfirmoi gjatë ceremonisë së çmimeve “Golden Steering Wheel” në Berlin se modeli i ri do të prezantohet në vitin 2027 dhe do t’u bashkohet versioneve ekzistuese AMG dhe Maybach.

Sipas Auto Bild, modeli i ri do të ofrojë një alternativë për klientët që kërkojnë një kombinim të performancës, rehatisë dhe elegancës, pa karakterin shumë sportiv të AMG-së apo luksin ekskluziv të Maybach.

Reklamë

Fotografitë e një prototipi të kamufluar tregojnë disa ndryshime në dizajn, përfshirë logon tradicionale me yllin trekëndësh dhe dritat me elemente në formë ylli.

Ndryshe nga AMG SL, i cili mbetet i orientuar drejt performancës sportive, dhe Maybach SL 680, që synon luksin maksimal, versioni i ri do të pozicionohet mes këtyre dy modeleve.

Sa i përket motorit, raportohet se Mercedes-Benz mund të heqë dorë nga motori me katër cilindra i SL 43 dhe të shqyrtojë përdorimin e një motori me gjashtë cilindra në linjë.

Megjithatë, këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Prodhuesi gjerman nuk ka zbuluar çmimin, fuqinë apo specifikimet teknike të modelit të ardhshëm.

Reklamë

Mercedes-Benz planifikon të prezantojë shtatë modele të reja gjatë vitit 2027, ndërsa SL Roadster do të jetë pjesë e kësaj strategjie të zgjerimit të ofertës.